E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA, familja shqiptare fiton azil politik

Pas nje beteje te gjate ligjore, familja shqiptare Demiraj duket se do te perfitoje azil politik ne SHBA. Avokatët e familjes thonë se pas një beteje të gjatë për azil politik, administrata e presidentit Obama, do ti lejoj kësaj familjeje mbetjen në Shtetet e Bashkuara.

Vendimi për ti dhënë azil Edmond Demirajt, gruas dhe djalit të tij, u bë 10 vite pasi zoti Demiraj kishte thënë se një prokuror federal i ka premtuar atij dhe familjes së tij, qëndrim në Shtetet e Bashkuara, në këmbim për dëshmi kundër një gangsteri të dyshuar shqiptar.

Zyrtarët e imigrimit disa herë e kanë refuzuar kërkesën për azil të gruas dhe djalit të Demirajt, megjithqë qeveria kishte pranuar se ekzistonte kërcënim i besueshëm për sigurinë e tyre, nëse ata kthehen në Shqipëri.

Familja Demiraj jeton në territorin e Hjustonit. Gjyqtari Xhoshua Rozenkranc tha sot se e mirëpret vendimin për ta përmirësuar një gabim të rëndë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›