E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA firma e sekretarit per thesarin

Presidenti i shteteve të Bashkuara të Amerikës Barak Obama ka kompletuar skuadrën e tij qeverisëse duke përmbushur dhe një boshllëk tjetër. 
Xhek Lju kreu aktual i stafit të Shtëpisë së Bardhë do të zëvendësojë Timoti geidhnër bë departamentin e Thesarit. 
Menjëherë pas këtij lajmi reagimet kanë qenë të shumta, por jo për politikat e tij, as për strategjinë që ka premtuar se do të ndjekë 57 vjecari, por vetëm për shkrimin e tij që konsiderohet shumë i shëmtuar. 
Firma e tij do të vendoset në kartmonedha një tarditë kjo për cdo sekretar të thesarit. Cdo kartmonedhë përmban firmën elektronike të sekretarit në fuqi. Dhe nëse për momentin ajo që qarkullon ende është firma elegante e Geidhner, firma e Lju është thjesht e padëshifrueshme. Kritikët më të ashpër thonë se ajo përngjan me një tel telefoni, dhe nuk ëshët e qartë se cfarë fshihet pas saj. 
NHë një faqe të ekspertëve për kaligrafinë lexohet se ajo është firma më e cuditshme dhe më misterioze që është parë në qarkullim në cerek shekullin e fundit. Nuk kanë munguar dhe ekspertët e kaligrafisë që nxjerrin në pah personalitetitn e dikujt në bazë të shkrimit. Portreti që është bërë për Lju është ai i një personi që adaprohet shpëjt, dhe ndërmerr ndryshime të shpejta por në të njëjtën kohë ëshët dhe shumë autoprotektiv, pasi nuk dëshiron që njerëzit të shohin anën e tij private. 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›