Zgjedhjet presidenciale ne Republiken eke

Fytyra e tij e mbuluar krejtësisht me tatuazhe është bërë një nga temat më të përfolura, në prag të zgjedhjeve presidenciale të 11 janarit në Republikën Ceke.
Vladimir Franz, një profesor në akademinë e arteve të performancës në Pragë, jo vetëm që ka 90 për qind të trupit të tij të mbuluar me tatuazhe por është dhe një nga nëntë kandidatët presidencialë në vendin e tij.
Duke hedhur poshtë çdo parashikim sipas sondazheve më të fundit ai ka marrë deri tani 11 për qind të mbështetjes. 53 vjeçari nuk ka asnjë bekgraund politik, dhe shpeshherë është përfshirë në skandale korrupsioni. Por filozofia e tij e jetës është shumë e thjeshtë.
“Besoj në Zot edhe pse nuk më duhen mediatorë për të folur me të. Nuk i përkas asnjë kishe por mendoj se duhet të sillemi në një mënyrë të atillë që të mos na vijë turp nga vetja kur një ditë të merremi në pyetje nga dikush atje lart”, u shpreh ai.
Ideja për të qenë pjesë e garës presidenciale atij i ka ardhur nga miqtë dhe studentët e tij.
“Në prag të zgjedhjeve pashë që kishim të bënim me një riciklim fytyrash dhe emrash. Atëherë mendova që vendi meriton një figurë që të jetë i edukuar, i sotisfikuar dhe apolitik. Atëherë mu kujtua vetja ime”, tha Franz.
Studentët e tij e emëruan me anë të “Facebook” dhe gjetën shumë shpejt mbështetje të gjerë në popull. Edhe pse fushata e tij elektorale ka një buxhet shumë të kufizuar ai ndihmohet nga vullnetarë amatorë shumë entuziastë. Dhe kjo ka rezultuar të jetë e suksesshme.
E premtja me Vladimirin ka rezultuar shumë me impakt në bisedën që ai organizon nëpërmjet internetit.
Pjesa më e madhe e mbështetësve të tij janë të rinj kurse pjesa tjetër janë të shokuar nga ideja që kreu i shtetit mund të ketë një pamje të tillë.