SHBA fiton titullin boteror pas 16 vitesh
Perfaqesuesja e SHBA-se ka mposhtur Turqine me rezultatin 81-64 duke fituar titullin kampion ne Boterorin 2010 te basketbollit. Nje triumf i pritur pertej Atlantikut qe vjen 16 vjet pas titullit te fituar ne vitin 1994 ne Toronto nga Dream Team e udhehequr nga Shakill ONill Rexhi Miler dhe Dominik Uilkins. Amerikanet vinin ne kete eveniment si kampione olimpike ndersa zgjedhjet i dhane te drejte legjendarit Majk Krzizevski trajneri perzgjodhi nje skuader me emra te rinj por me lojtare shume te talentuar qe tashme njihet si Skuadra e brezit te ri. Talentet e SHBA-se nuk treguan asnje meshire per vendasit dhe me nje mbrojtje te forte arriten te nenshtronin Turqine e te dominonin ndeshjen. Ata prishen edhe mallkimin e trofeut te ri te FIBA-s pasi nuk i ishin afruar asnjehere kupes qe prej periudhes kur ajo ndryshoi dizajn ne vitin 1998.