Monza ne delir per Ferrarin Alonso rihap luften per titull
Nje gare perfekte per te kurorezuar fundjaven perfekte. Ne kete menyre mund te permblidhet triumfi i Ferrarit ne Monza. Fernando Alonso fiton vendin e pare Felipe Masa renditet ne te tretin. Nje rezultat i rendesishem per moralin per imazhin e kesaj marke prestigjioze por mbi te gjitha per luften drejt titullit boteror. Tashme kampionati mund te quhet zyrtarisht i hapur me 25 pike te marra pas kesaj fitoreje Alonso ngjitet ne vendin e trete ne klasifikim ne kuoten e 166 pikeve 19 me pak se kryesuesi qe eshte Mark Veber 187 ndersa Hemilton me 182 ka zbritur ne pozicionin e dyte. Kjo eshte fitorja me e bukur ne karrieren time se bashku me ate te Barcelones ne vitin 2006 shpjegoi Alonso i cili ka pjesen me te madhe te merites per kete triumf. Pas nje nisjeje te gabuar u nis nga pole por e pa menjehere veten pas Baton spanjolli arriti te ruante qetesine iu qep si pulle poste makines MekLaren ne gjysmen e pare te gares dhe me pas priti duelin ne bokse. Duke mos pasur shpejtesi te mjaftueshme per ta parakaluar kampionin e botes ne fuqi ne piste ai shfrytezoi efikasitetin e inxhiniereve te Ferrarit dhe rimori vendin e pare gjate pit-stopit. Pervec Alonsos e gjithe skuadra kokekuqe u shfaq kompakte e motivuar dhe qe nuk u ka falur asgje kundershtareve asnje centimeter asfalt asnje te mijten e sekondes. Per te paren here qe prej fillimit te sezonit komplimente meriton edhe Felipe Masa. Piloti brazilian ndoshta ende me agresiv nga sa duhet me shokun e skuadres gjate nisjes rrezikuan ne disa raste qe te prishnin njevendeshet e tyre ishte protagonist i nje gare te shpejte. Ai eshte pozicionuar me merite ne vendin e trete dhe u ka hequr pike te rendesishme kundershtareve ne garen per titull.
Fundjava perfekte per makinat e kuqe u kompletua nga paraqitjet zhgenjyese te dy rivaleve kryesore. Makinat Red Bull te cilat e nisesh shume keq garen e mbyllen Cmimin e Madh te Monzes vetem ne vendet kater Fetel dhe gjashte Veber. Nderkohe MekLareni u perball me disfaten e Luis Hemilton qe u tregua u papjekur gjate startit u perplas me Masen dhe u terhoq nga gara. Vendi i dyte i Xhenson Baton eshte nje ngushellim i vogel per skuadren britanike. Tashme Formula 1 do te spostohet ne Azi ku do te zhvillohen tri gara ndersa Cmimi i Madh i ardhshem eshte ai i Singaporit me 26 shtator.