E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA forcon bashkëpunimin me Paqësorin Aziatik

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton tha se Shtetet e Bashkuara do të forcojnë partneritetin e sigurisë rajonale në të gjithë Paqësorin, derisa po i çimenton lidhjet me shtetet ishuj, ndërsa mohoi hedhjen e këtij hapi për të frenuar ndikimin e Kinës.

Këto komente Klinton i bëri në shtetin e vogël të Paqësorit, Ishujt Kuk, në të cilin ndodhet prej të premtes për të marrë pjesë në forumin e Ishujve të Paqësorit, që është pjesë e përpjekjeve të Uashingtonit për inkurajimin e të gjitha kombeve te Paqësorit Aziatik, të cilat po vihen gjithnjë e më shumë nën ndikimin e Kinës.

Klinton në takimin, ku përfaqësoheshin 16 shtete të pavarura dhe vetë-qeverisëse duke filluar nga Australia dhe Zelanda e Re deri te ishujt e vogël si Tuvalu dhe Nauru, siguroi mbështetjen amerikane për rajonin.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›