E Diel, 1 Nëntor 2026

Baku promovon “vrasësin” azerbejxhanas, kritikon ashpër Armenia

Baku i ka dhënë një promovim ushtarak ushtarit të ekstraduar të premten nga Hungaria, ku po e vuante dënimin e përjetshëm për vrasjen e një oficeri armen. Ministri i Mbrojtjes Sefer Adiev promovoi lejtnant Ramil Safarovin me gradën e majorit, duke i uruar suksese në karrierën e tij ushtarake në të ardhmen.

Ceremonia vjen pas Ilham Alievi, presidenti i Azerbejxhanit amnistroi Safarovin pas arritjes në Baku të premten duke e liruar atë nga burgu ne lidhje me vrasjen e Gurgen Margarian gjatë një sesioni trajnues të NATO-s më 2004 në Hungari.

Armenia ka regauar ashpër ndaj lirimit dhe ka shkëputur marrëdhëniet diplomatike me Hungarinë, e cila kreu ekstradimin. Jerevani tha se do të dërgojë letra për shtetet që bashkëkryesojnë grupin e Minskut në OSBE për të protestuar kundër Azerbejxhanit për lirimin e një ushtari, që u ekstradua në Baku nga Hungaria, ku po vuante dënimin e përjetshëm për vrasjen e një oficeri armen.


Ilham Aliev, presidenti i Azerbejxhanit ka falur Safarovin pas arritjes së tij të premten në vend. Hungaria tha se e ka ekstraduar Safarovin pas marrjes së garancive nga Baku se ai do të vazhdojë të shërbejë dënimin e përjetshëm në vendin e tij.

Shtetet që bashkëkryesojnë Grupin e Minskut janë Franca, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara, grup i cili kërkon një zgjidhje të konfliktit mes Armenisë dhe Azerbajxhanit mbi territorin e kontestuar të Nagorno-Karabakut.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›