E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA, forcon sigurinë në aeroportet ndërkombëtare

Shtetet e Bashkuara po përforcojnë sigurinë në aeroportet ndërkombëtare të huaja, me synimin për të bërë më të forta linjat e mbrojtjes nga terrorizmi.

Në këtë plan, që parashikon vendosjen e agjentëve amerikanë në vende të huaja, përfshihen 14 aeroporte, bëjnë të ditur mediet amerikane.

Por, operacioni nuk duket aspak i lehtë, sepse Washingtoni duhet të bjerë dakord me shumë vende për të vendosur agjentët e tij.

Kjo, pasi agjentët mbajnë armë dhe mund të vendosin ndalimin e pasagjerëve të dyshuar pavarësisht që ndodhen në territor të huaj.

Si transmeton TCH mediet amerikane, ky plan do t`i kushtojë qeverisë së Shteteve të Bashkuara të paktën 115 milionë dollarë në vit.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›