E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Schengen” ndan PE me KE

Parlamenti Evropian bllokoi bisedimet me vendet e BE-së në pesë projektligje në shenjë proteste për një ndryshim mbi marrëveshjen e Shengenit. Presidenti i PE, Martin Schulz, tha se grupet parlamentare të të gjithë spektrit politik, me përjashtim të djathtëve janë kundër një vendimi të ministrave të Punëve të Brendshme javën e kaluar, për të ndryshuar bazën ligjore të zonës Shengen për lëvizjen e lirë.

Ndryshimi, i cili heq të drejtën deputetëve për të marrë pjesë në vendimet për monitorimin e kufijve të Shengenit, ka vendosur Asamblenë 752-vendëshe në një përplasje me shtete anëtare të Bashkimit Evropian. Disa deputetët kanë kërcënuar se do të paraqein ankesë pranë Gjykatës Evropiane të Drejtësisë. Schulz tha se parlamenti do të pezullojë negociatat për pesë projektligjet "në përgjigje të një vendim me ndikim të gjerë" nga ana e ministrave.

"Kjo është e pashembullt në 18 vjet që kur unë jamë pjesë e parlamentit," tha ai. Euro deputeti konservator Joseph Daul, i cili kryeson grupin më të madh në parlament, tha këtë javë grupi i tij do të bojkotojë Danimarkën, e cila ka drejtimin e presidencës. Presidenca daneze ka thyer një linjë të besimit me këtë parlament," tha Daul. Edhe presidentin i Komisionit Evropian Hoze Manuel Barroso ka shprehur keqardhje për këte vendimi:

"Ky është një sinjal i gabuar në kohën e gabuar, që ka të bëjë me një prej çështjeve thjemelore të Evropës". Ishte Danimarka ajo që verën e vitit të shkuar vendosi për një kohë të shkurtër kontrollet kufitare duke shkaktuar debate të ashpra. Së fundi edhe ministri i Brendshëm gjerman Hans-Peter Friedrich, ka kërkuar një rregullim më të mirë të rregullave të parashikuara me marrëveshjen e Shengenit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›