E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA frike per tjeter masaker ne Aleppo

SHBA-të i frikësohen një masakre që forcat siriane të qeverisë janë duke përgatitur për të kryer në qytetin më të populluar sirian, Aleppo.

Departamenti amerikan i Shtetit tha se zhvendosja e tankeve, helikopterëve dhe avionëve, sugjerojnë se një sulm i tillë është i dukshëm.

Zëdhënësja, Victoria Nuland tha se ky është një përshkallëzim serioz në konflikt.

Rebelët sirianë në qytet kanë filluar të depozitojnë municionet dhe janë duke përgatitur furnizimet mjekësore.

Zonja Nuland tha: "Zemrat tona janë me popullin e Aleppo-s. Sërish, kjo është një tjetër përpjekje e dëshpëruar nga një regjim që është SiriaSiri, beteja për Alepon Erdogan: Populli sirian, pranë fitoresBeteja e fundit për Alepin duke u rrëzuar në përpjekje për të ruajtur kontrollin".

Por gjithsesi ajo këmbënguli se SHBA-të nuk do të ndërhyjnë përveçse duke u ofruar ndihmë jo-vdekjeprurëse rebelëve, të cilët janë duke u përpjekur për të rrëzuar regjimin e Presidentit Bashar Al-Asad prej 16 muajsh.

“Nuk besojmë se do të shpëtojmë jetë, nëse i hedhim më tepër benzinë zjarrit”, tha ajo.
Siria
Siri, beteja për Alepon
Erdogan: Populli sirian, pranë fitores
Beteja e fundit për Alepin

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›