SHBA heton rrjedhjen e informacione në media

Prokurori i përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Eric Holder, i ka caktuar dy prokurorë për t’i udhëhequr këto hetime, për të cilat ai thotë se aktualisht po ndërmerren nga agjencia FBI.
Shpallja e hetimeve penale u bë pas raporteve në gazetat kryesore amerikane për dyshimet për luftën e Shteteve të Bashkuara kundër Iranit në Internet, për procedurat për marrjen në shënjestër të militantëve nga aeroplanët pa ekuipazh dhe për ekzistimin e agjentit të dyfishtë, i cili ka depërtuar në një grup militant në Jemen.
Gazetat i kanë cituar burimet e tyre si zyrtarë të tashëm apo të dikurshëm në administratën e Shteteve të Bashkuara.
Presidenti amerikan, Barack Obama, tha se “prej se është zyre, qëndrimi i tij është zero tolerancë për këtë lloj të rrjedhjeve dhe spekulimeve”.