E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tendosje mes dy Koreve

Ushtria e Koresë së Jugut ka deklaruar se është e gatshme t’i përgjigjet çdo provokimi nga Pheniani, në kushtet e aktivitetit në rritje nga aeroplanët luftarakë të Koresë së Veriut.

Komandanti i Forcave të Armatosura të Koresë së Jugut tha se po i ndjek me “vëmendje lëvizjet e Koresë së Veriut”, pas një numri të konsiderueshëm të dislokimit të aeroplanëve nga ana e Koresë së Veriut në afërsi të hapësirës ajrore të Koresë së Jugut në javët e fundit.

Një zëdhënës i komandantit të ushtrisë jug-koreane nuk dha hollësi në lidhje me aktivitetin e forcave veri-koreane. Por njoftohet se aeroplanët e Koresë së Veriut kanë bërë dhjetëra fluturime të përditshme, disa prej të cilave u janë afruar rajonit që njihet si vija e Veprimit taktik.

Ky rajon ndodhet rreth 20 deri 50 kilometra në veri të hapësirës ajrore të Koresë së Jugut. Çdo aeroplan që i afrohet kësaj pike detyron ngritjen e aeroplanëve luftarakë të Koresë së Jugut.

Një zyrtar tha se asnjë prej aeroplanëve të Koresë së Veriut nuk ka hyrë në hapësirën ajrore të Koresë së Jugut.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›