E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, hyn në palestër dhe vret 5 persona

Pensilvania në Shtetet e Bashkuara është tronditur sërish nga një ngjarje e rëndë si pasojë e lirisë së armëmbajtjes në vend. Një person i paidentifikuar ka hyrë në një palestër në periferi të Pitsburgut duke hapur zjarr si i çmendur në drejtim të të pranishmëve.
Si pasojë 5 persona që po stërviteshin kanë humbur jetën dhe 10 të tjerë janë plagosur rëndë. CNN shpjegon se pas masakrës autori, rreth të 50-ave ia ka drejtuar pistoletën vetes duke vdekur në vend. Policia po punon për identifikimin e tij dhe për zbardhjen e motiveve të kësaj ngjarje të rëndë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›