SHBA identifikohet nje nga autoret e te shtenave ne Nju Orleans
Quhet Ajken Skot i riu i cili mbrëmjen ndërmjet të shtunës dhe të dielës plagosi 19 persona në Nju Orlins gjatë festës së nënës. Ai është identifikuar falë videos së publikuar nga policia. Telekamera e kontrollit ka marrë pamjet e turmës që shpërnahet në panik, dhe 10 vjecarit afro amerikan që qëllon drejt saj. Por policia bën të ditur se mund të kenë qenë dhe persona të tjerë të përfshirë në një shkëmbim zjarri. Gjithashtu është vënë dhe një shpërblim prej 10 mijë dollarësh për këdo që do të japë informacion të mjaftueshëm për kapjen e tij. Tre nga vikimat janë ende në gjendje të rëndë.