E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, dënohet doktori i abortit

Një doktor në Filadelfia është dënuar për vrasjen e tre fëmijëve me gërshërë, të lindur në fazat e fundit të abortit.

Doktor Kermit Gosnell, 72 vjeç, u shfajësua për një akuzë tjetër, për vrasjen e një fëmije të katërt, që thuhet se klithi përpara se ai ti priste kokën.

Doktori u shpall gjithashtu fajtor për keqtrajtim të pavullnetshëm të një pacienteje të rritur që vdiq si pasojë e një mbidoze.

Prokurorët po kërkojnë dënimin me vdekje për Gosnell. Ai ka kryer mijëra aborte gjatë karierës së tij në tre dekadat e fundit.

Autoritetet thanë se klinika e tij mjekësore kishte sjellë fitime prej 1.8 milionë dollarësh në vit. Ish-anëtarë të stafit të klinikës dëshmuan se rregullisht doktori kishte kryer aborte ilegale edhe pas kufirit prej 24 javësh.

Në seancën gjyqësore u dëgjuan dëshmitë se si Gosnell nxirrte fëmijët të gjallë dhe më pas përdorte gërshërë për ti prerë, siç thoshte ai, në shpinën e tyre.

Mes stafit të patrajnuar që ndihmonte Gosnell ishte dhe bashkëshortja e tij Pearl, e cila pranoi fajin për një sërë akuzash dhe dëshmoi kundër tij.

Avokati i Gosnell, Jack McMahon, argumentoi se asnjë nga fetuset nuk kishte lindur i gjallë dhe se çdo veprim ishte kryer pasi fëmijët kishin lindur të vdekur.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›