E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA inkurajon Prishtinën e Beogradin për marrëveshje

SHBA - Shtetet e Bashkuara kanë inkurajuar Prishtinën dhe Beogradin që të shfrytëzojnë mundësinë për të arritur marrëveshjen, e cila hap rrugët e tyre drejt integrimit evropian.

“Kemi parë komente të ndryshme rreth kësaj çështje, por ne do të vazhdojmë të inkurajojmë palët që të arrijnë marrëveshje”, ka thënë zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Patrick Ventrell. Ai po ashtu ka theksuar mbështetjen e SHBA-së për shefen e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, si ndërmjetësuese e dialogut.

Të hënën, Beogradi ka refuzuar të pranojë propozimin e Brukselit për marrëveshje me Prishtinën. Sipas kryeministrit Serb Ivica Daçiç, propozimi në fjalë nuk ka përmbushur interesat e Serbisë, përkatësisht nuk ka parashikuar përgjegjësi ekzekutive për bashkësinë e komunave serbe në Kosovë. Edhe Prishtina ka kundërshtuar fuqishëm këto përgjegjësi dhe ka thënë se është e zhgënjyer me vendimin e Beogradit për të mos pranuar realitetin. Refuzimi i Serbisë mund t’i kushtojë asaj me mosmarrjen e datës së negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›