Vijojnë reshjet e shiut, zgjerohet harta e përmbytjeve në Shkodër
SHKODËR - Reshjet e shiut të rëna gjatë mbrëmjes së djeshme, që vijojnë edhe paraditen e sotme, kanë përkeqësuar situatën në zonën e Nënshkodrës. Sipas informacioneve të njësive vendore, në krahasim me një ditë më parë, harta e përmbytjeve është zgjeruar akoma më tepër, duke i kaluar shifrat e 6 mijë hektarë.
Krahas komunës Ana e Malit, ku situata është më e vështirë nga të gjitha të tjerat, si dhe atyre të Dajçit të Bregut Bunës dhe Velipojës, tashmë janë përfshirë edhe komunat e Bërdices dhe Bushatit, ndërkohë që ka tendenca për një përkeqësim ka edhe në anë të Gurit të Zi.
Sipas specialistëve pranë Komisionit të Emergjencave Civile në prefekturën e Shkodrës, që vazhdojnë të monitorojnë nga afër situatën, në përkeqësimin e gjendjes kanë ndikuar shkarkimet nga portat e hidrocentraleve të kaskadës së Drinit, duke nisur nga ai i Fierzës e me pas ai i Komanit dhe Vaut të Dejës.
Duke mos mjaftuar shkarkimet e hidrocentraleve, një ndikim po aq negativ vazhdon të japë edhe fryrja jashtë kapacitetit e liqenit të Shkodrës, ku duke mos patur një rrjedhje normale në Bunë, ka dalë nga shtrati duke përmbytur lagjet periferike të qytetit të Shkodrës, si dhe aksin rrugor Shkodër-Shirokë, qe është i kalueshëm vetëm me mjete të larta. Informacionet më të fundit bëjnë të ditur se një përkeqësim akoma më të madh në drejtim të qarkullimit rrugor është shfaqur sot edhe në akset rrugore të Nënshkodrës, krahas atij Shkodër-Obot që vazhdon jetë tërësisht i bllokuar për gati një muaj.
Në një gjendje të tillë janë edhe akset rrugore Shkodër-Dajç dhe Shkodër-Velipojë, ndërkohë qe janë shtuar vështirësitë e qarkullimit edhe në akset rrugore të fshatrave Darragjat dhe Trush, të komunave Dajç dhe Berdicë.
Në këto kushte, banorët e këtyre zonave, të gjendur në vështirësi serioze, janë në pritje të ndërhyrjes së strukturave të specializuara për normalizimin e situatës. Shqetësimet e tyre të vazhdueshme kanë qenë për bazën ushqimore të bagëtive të izoluara, që me mungesën e ushqimit rrezikojnë mbijetesën e tyre, ndërkohë që ditët e fundit, si rezultat i një izolimi gati njëmujor, ndjejnë shqetësimin edhe të ushqimit për familjet e tyre, sidomos të ujit të pijshëm, i cili për shumë familje është i pamundur të sigurohet nga rrjeti i ujësjellësit komunal.
(er.nu/ata/BalkanWeb) Lidhje te tjera Shkarkime nga HEC-et, në Obot gjendje emergjence, banorët apel për ndihmë