SHBA-ja dhe Rusia urojnë Chavezin për fitoren

Liderët botërore kanë uruar Venezuelën, pas rizgjedhjes së Hugo Chavezit si president i vendit.
Shtëpia e Bardhë ka pranuar se ka “dallime” me socialistin Chavez, por ka uruar popullin e Venezuelës.
Departamenti amerikan i shtetit theksoi pjesëmarrjen e lartë në votime, që ishte më se 80%, dhe mbajtjen “në përgjithësi paqësore” të zgjedhjeve të së dielës.
Gjithashtu, veçohet se më se 6 milionë shtetas në Venezuelë votuan për kandidatin opozitar, Henrique Capriles.
Kremlini ka njoftuar se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka uruar Chavezin gjatë një bisede telefonike, ku të dy liderët kanë mbështetur forcimin e lidhjeve Rusi-Venezuelë.
Hugo Chavez, aleat i qeverive të Rusisë, Bjellorusisë dhe Iranit, i ka fituar afro 55% të votave.
Ai është president prej vitit 1999, që është mandati më i gjatë i një presidenti të zgjedhur në Amerikën Latine.