E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA-ja dyshon se Kina ndihmon Iranin me teknologji

Lajmi behet i ditur nga e perditshmja amerikane The Washington Post e cila konfirmon se Uashingtoni i ka kerkuar Pekinit bllokimin e kesaj ndihme.

The Washington Postduke cituar nje zyrtar te larte amerikan te paidentifikuar sqaroi se keto shqetesime i ishin transmetuar Pekinit gjate muajit shtator kur keshilltari special i Departamentit te Shtetit per kontrollin e armeve Robert Einhorn vizitoi Kinen.

Dyshimit te Amerikaneve se ndermarrjet kineze i kane shitur fibra karboni te cilesise se larte Iranit qe perdoren per pasurimin e uraniumit Wang Baodong zedhenes i ambasades kineze ne Uashington i eshte pergjigjur duke thene se Qeveria ime do te hetoje mbi dyshimet e qeverise amerikane.

2010-10-18 1628

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›