E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA kërkon zbatimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi

Gjatë debatit për Kosovën në Këshillin e Sigurimit të OKB’së, Ambasadorja e SHBA’së në këtë insitucion ka thënë se marrëveshja e arritur në Bruksel fuqizon Kosovën dhe Serbinë në aspektin e të drejtave të njeriut.

Sipas saj, pajtimi i arritur në Bruksel do të ndikoj në integrimet e Prishtinës dhe Beogradit drejt BE’së.

“Kjo ndikon në integrimin në BE. I përgëzoj të dy vendet për vendimet e vështira që kanë marrë. Marrëveshjen e mirëpresim dhe mezi presin që ta shohim një zbatim të kësaj marrëveshje”, ka thënë ajo.

“Kuvendet përkatëse i inkurajojmë për të dhënë mbështetjen e duhur”, ka shtuar ajo.

Ajo ka thënë se zgjedhjet lokale që do të mbahen në vjeshtë janë dëshmi e mirë se procesi po shkon drejt zbatimit.

“I dënojmë fjalimet dhe retorika që promovojnë dhunë. SHBA është krahas Kosovës si mike dhe dëshirojmë të fuqizojmë këto raporte”, ka thënë ajo.

Kjo diplomate amerikanë ka thënë se Washingtoni do të mbështese qeveritë e Kosovës dhe Serbisë për të ecur më tutje gjatë zbatimit të marrëveshjes.

“Serbia dhe Kosova kanë dhënë një shembull për tërë rajoni për konstruktuvitetin e treguar”, ka thënë ajo

Ndërkohë, ambasadori i Rusisë në OKB ka kërkuar zbatimin e marrëveshjes në bazë të Rezolutës së KS të OKB’së, 1244.

“Kjo marrëveshja nuk e ka ndryshuar statusin e provincës”, ka thënë ai.

Ai ka kërkuar prezencë të ndërkombëtare për të siguruar se pakica serbe do të jetoj pa frikë në Kosovë.

“Situata në Veri mbetet e tensionuar”, ka shtuar ai.

Sipas tij, në “provincë” duhet të sundoj rendi dhe ligji dhe të mos preket trashëgimia kulturore dhe fetare.

“Ka paqartësi sa i përket hetimeve për trafikim me organet njerëzore”, ka thënë ai.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›