E Diel, 1 Nëntor 2026

Spindelegger: Austria po përgatit takim historik ndërmjet kryeministrave Thaçi-Daçiç

Austria është duke përgatitur një takim ndërmjet Kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaci dhe Ivica Dacic.

Kështu ka paralajmëruar Zëvendëskancelari austriak dhe Ministri i Jashtëm austriak Michael Spindelberger, i cili ka thënë se po e përgatit një takim të tillë duke e quajtur historik.

Për këtë, Spindelegger ka kërkuar ndjesë nga deputetët në Parlamentin austriak që nuk ka marrë pjesë në seancën kushtuar tërheqjes së ushtarëve austriakë nga misioni paqësor në rrafshnaltën e Golanit në Lindjen e Afërme, për shkak të përgatitjes së takimit historik të Kryeministrave Thaçi e Dacic, që do të mbahet më 16 qershor.

Në fakt sipas axhendës së publikuar të “European Forum Wachau 2013″ me titull “Beyond the crisis – Outlines of a Neë Europe”, prania e Thacit dhe Dacic është punë e kryer.
Ata dy pritet të marrin në një seancë plenare të forumit bashkë me Ministrin e Jashtëm të Rumanisë Titus Corlatean, Ministrin e Jashtëm Nikola Poposki dhe pjesëmarrës tjetër përfshirë Zëvendëskancelarin austriak, i cili më pas për mysafirët e tij do të organizojë edhe një pritje.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›