E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA komisioneri i IRS jep doreheqjen

Kreu i agjencisë amerikane të tatimeve ka dhënë dorëheqjen, pasi u zbulua se stafi i tij kishte piketuar grupe konservative për hetime më të imtësishme, bën të ditur presidenti Barack Obama.

Komisionerit në veprim të Shërbimit të të Ardhurave të Brendshme (IRS), Steve Miller, i është kërkuar nga Sekretari i Thesarit, Jack Lew, të japë dorëheqjen, tha Obama gjatë një konference për shtyp. Skandali ka qenë një nga më të fundit, që kanë shqetësuar Shtëpinë e Bardhë gjatë këtyre ditëve. Në një deklaratë të shkurtër, Obama tha se do të punojë me Kongresin për hetime të mëtejshme ndaj çështjes së IRS-së.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›