E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA konfirmon të vdekurit nga dronët

Prokurori i përgjithshëm i SHBA-ve ka pranuar se janë vrarë 4 shtetas amerikanë, nga sulmet me drone (avionë të telekomanduar), që prej vitit 2011.

Në një letër të drejtuar komitetit të drejtësisë në Senat, Eric Holder mbrojti vrasjen e shumëpërfolur të Anwar al-Awlaki. Por, ai tha se djali 16-vjeçar i Awlaki-t, si dhe 2 individët e tjerë, nuk kanë qenë shënjestra specifike nga SHBA-ja.

Zbulimi i vrasjeve në Jemen dhe Pakistan shënon kështu pranimin e parë formal dhe publik të shtetasve amerikanë të vdekur nga sulmet e dronëve.

Presidenti më udhëzoi të zbuloja disa informacione të caktuara, të cilat kanë qenë si të klasifikuara deri tani, shkroi Holder.

Zyrtari më i lartë amerikan i zbatimit të ligjit mbrojti vrasjen e Awlaki-t, të cilin e përshkroi si një udhëheqës të lartë operacional të al-Qaeda-s në gadishullin arabik.

Holder tha se Awlaki ishte përfshirë ngushtëisht në planifikimin e detajuar dhe zbatimin e komploteve kundër shtetasve amerikanë. Holder shtoi se zyrtarët kishin arritur në konkluzionin se Aëlaki përbënte një rrezik të vazhdueshëm dhe të pashmangshëm ndaj Shteteve të Bashkuara.

Awlaki, një i dyshuar i al-Qaeda-s i lindur në shtetin amerikan të New Mexico-s, u vra nga një avion i telekomanduar në Jemen, në shtator 2011. Zyrtarët amerikanë njoftuan vdekjen e tij, por nuk zbuluan zyrtarisht se ai ishte vrarë nga një dron.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›