Cameron: Sulmi i ngjan një akti terrorist
Kryeministri britanik David Cameron thotë se vrasja në mes të ditës e një personi në një rrugë në jug të Londrës pranë kazermave ushtarake duket se ishte akt terrorist.
Një komision special qeveritar zhvilloi një takim urgjent pas sulmit të djeshëm.
Kryeministri Cameron e cilësoi sulmin si një akt revoltues dhe tha se të gjitha shenjat flasin për një akt terrorist. Policë të armatosur qëlluan dhe plagosën dy persona të dyshuar, të cilët tani janë shtruar në spital. Viktima mendohet se është një ushtar britanik, por nuk janë dhënë ende hollësi zyrtare.
Informacione të pakta janë nxjerrë për incidentin, por dëshmitarët thonë se të dyshuarit duket se e kanë qëlluar viktimën me një objekt të mprehtë duke lënë në trotuar.
Në videon e regjistruar nga një kalimtar duket një burrë me duar të përgjakura që mban një hanxhar dhe një thikë. Ai betohet për hakmarrje.