E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA, kongresmenja e qëlluar, në gjendje kritike për jetën

Përfaqësuesja demokrate në Kongresin amerikan, Gabrielle Giffords, u qëllua nga afër gjatë një takimi me publikun në një supermarket Tukson.

40-vjeçarja është në qetësim e sipër dhe doktori i saj shprehet tepër optimist për përmirësimin e saj. Presidenti amerikan, Barak Obama, theksoi se të shtënat ishin “një tragjedi për të gjithë vendin tonë”. 

Pas ngjarjes një 22-vjeçar është arrestuar. Jared Loughner ishte banues në Arizona, dhe është përshkruar si një person me të kaluar të trazuar.

Nga ish-shokët e tij të klasës ai është përshkruar si një person me “probleme të dukshme” dhe si një i vetmuar që ka postuar një sërë videosh dhe mesazhesh anti-qeveritare në uebsajtet sociale.

Autoritet konfirmuan problemet mendore të të riut dhe shtuan se ai mund të ketë vepruar me persona të tjerë në kryerjen e atentatit.

/Start/Fatjon Prroni/

                                                                                             2011-01-09 12:27
  [ 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›