Rivotohet ne pese komuna te Kosoves

Komisioni Qendror Zgjedhor KQZ thote se me kohe jane hapur te gjitha qendrat e votimit ne ketopese komuna te Kosoves. Zgjedhjet po perseriten per shkak te parregullsive te shumta ne zgjedhjet e 12 dhjetorit te vitit te shkuar.
Zgjedhjet ne teresi po zhvillohen ne Skenderaj Drenas eDecanndersa zgjedhje te pjesshme po mbahen ne disa qendra votimi ne Lipjan dhe Malisheve. Te hapura jane gjithsej 69 qendra votimi ne te gjitha keto komuna. Per rivotim jane ftuar afro 130 mije qytetare te ketyre komunave. Per monitorimin e zgjedhjeve jane adredituar mbi dy mije vezhgues. Shefi i zyres civile nderkombetarePeter Faith pohon se zgjedhjet jane nje test per imazhin e Kosoves. Zgjedhjet ne vecanti jane me rendesi pas demtimit te imazhit te vendit kohet e fundit pe shkak te manipulimit te zgjedhjeve dhe pohimeve pe krime gjate luftes.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Kuti votimi ne Kosove
Per te shmangur parregullsite e serishme eventuale KQZ mori vendim qe asnje komisioner qe mori pjese ne zgjedhjet e 12 dhjetorit te mos mund te marre pjese ne zgjedhjet e pjesshme. Ata jane zevendesuar me komisionere te rinj thote udheheqesi i sekretariatit te KQZ-se Xhemajl Peqani.
Ne e kemi bere verifikimin e te dhenave te anetareve te keshillave te vendvotimeve te zgjedhjeve te 12 dhjetorit te vitit te shkuar dhe nga listat ne kemi verifikuar qe asnje komisioner i zgjedhjeve te 12 dhjetorit nuk gjendet ne listat e reja thote Xhemajl Peqani.
Monitorim i rrepte
Organizatoret e zgjedhjeve thone se kesaj radhe do te kete monitorim te rrepte te procesit te rivotimit. 90 ekipe te vezhguesve nderkombetare dhe vendas do te qendrojne gjate gjithe dites se nente janarit neper qendrat e votimit. Shefi i zyres civile nderkombetare Peter Faith ka thene se shtimi i vezhguesve nderkombetare ka per qellim evitimin emanipulimit te votave ne keto qendra votimi sic ndodhi me 12 dhjetor. Edhe udheheqesi i rrjetit te organizatave monitoruese te zgjedhjeve Demokracia ne Veprim Ismet Kryeziu pohon se ata kane akredituar 500 vezhgues te cilet gjate gjithe dites do te jene ne secilin vendvotim.
Po tentojme qe ky proces te kaloje me nje pergjegjesi me te larte megjithate ne jemi ne rolin e monitoruesve dhe cdo parregullsi apo tentative per parregullsi do ta publikojme gjate dites se zgjedhjeve thote Ismet Kryeziu.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Drejtuesi i rrjetit te organizatave monitoruese te zgjedhjeve Demokracia ne Veprim Ismet Kryeziu.
Kryeziu pohon se edhe bashkepunimi me vezhguesit nderkombetare kesaj radhe edhe me i madh. Bashkepunimi do te jete shume me i fuqishem sepse vezhguesit nderkombetare kete tediele do te jene prezente jo me ekipe mobile sic kane qene me 12 dhjetor por do te jene vezhgues statike gjate gjithe dites neperqendrat e votimit shpjegon Ismet Kryeziu.
KQZ per shkak te parregullsive ne zgjedhjet e 12 dhjetorit rinumeroi edhe votat ne 40 perqind te vendvotimeve ne nivel te Kosoves. Sipas te dhenave te deritanishme zgjedhjet do te perseriten pjeserisht edhe ne komunen e Mitrovices. Rezultatet dhe vendimet perfundimtare do te behen publike pas publikimit te rezultateve perfundimare te zgjedhjeve te pergjithshme pas rivotimit te komunat Skenderaj Drenas dhe Decan. Mediat lokale duke u referuar ne burime brenda qendres se numermit thone se parregullsi te shumta ka pasur edhe ne komunat tjera te Kosoves.
Autor Bekim Shehu/Bahri Cani
Redaktoi Angjelina Verbica