SHBA kritikon autoritetet në veri të Kosovës: Të ndalen menjëhere veprimet!
Ambasada e SHBA-së në Prishtinë ka kritikuar veprimet e ndërmarra nga autoritetet kosovare për futjen e kryetarëve të rinj në objektet e Komunave.
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier i ka cilësuar këto masa si “të dhunshme” dhe ka thënë se duhet të ndërpriten menjëherë.
“Shtetet e Bashkuara dënojnë veprimet që po vazhdojnë nga autoritetet kosovare për të hyrë në objektet e komunave në veri të Kosovës. Masat e sotme të dhunshme duhet të ndalen menjëherë”, shkruhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA në Kosovë.
Ndërkohë që pesë persona janë lënduar dhe katër automjete janë dëmtuar nga incidentet në veri të Kosovë. Sipas policisë, disa qytetarë janë mbledhur para ndërtesave komunale në veri të vendit, për të penguar hyrjen e kryetarëve në zyra.
Në komunat në veri janë lëshuar edhe alarme që përdoren nga strukturat anti-krim për mobilizim dhe tubime.
“Protestuesit në Zveçan pas një kohe kanë filluar të shfaqin dhunë, të fyejnë e të hedhin mjete të ndryshme të forta dhe shok bomba në drejtim të Policisë dhe automjeteve zyrtare, duke shkaktuar rrezik të drejtpërdrejtë dhe lëndime të lehta trupore deri tani ndaj pesë (5) zyrtarëve policorë të cilët më pas u janë kthyer detyrave policore”, thuhet në njoftimin e policisë.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
