E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA leter Parlamentit Rrezikoni fondet e Gjykates Administrative

Deputetet duhet te miratojme deri ne fund te muajit ligjin per gjykaten administrative nese nuk deshirojne te nderpriten fondet amerikane per kete projekt. Ne nje deklarate per mediat ambasada e Shteteve te Bashkuara i ben thirrje legjislativit ta miratoje pa vonesa te metejshme draftin qe qendron ne sirtaret e kuvendit qe ne fillim te 2009-s ne te te kundert thuhet ne deklarate ndihma e SHBA per programin e Gjykatave Administrative nuk do te vazhdoje.

Ky ligj eshte nje prej gjashte perberesve te Programit te Sfidaes se Mijevjecarit i nenshkruar ne shtator 2008. Sipas ambasades amerikane ai ka nje rendesi rendesi thelbesore per te ndihmuar Shqiperine te beje transparence ne sistemin gjyqesor te forcoje shtetin ligjor dhe te rrise besimin e publikut tek institucionet. Ligji parashikonte ngritjen e shtate gjykatave qe do merreshin me mosmarreveshjet e qytetareve dhe bizneseve mbi punesimin taksat pensionet regjistrimin dhe kompensimin e pronave. Por ndonese ka kaluar mbi 3 here per vote ne kuvend ai ka mbetur pezull i kartonave pasi nuk mund te miratohet me nje shumice te thjeshte.

Prej pothuajse 2 vitesh perfaqesuesit e biznesit ne menyre te perseritur i kane kerkuar politikes te lere ndasite dhe te miratoje draftin por pa asnje rezultat.

Ne deklaratet e ambasades amerikane behet e qarte se nese deshirohet qe veprimtarite e planifikuara me fonde te SHBA te mund te perfundojne ligji duhet miratuar deri me date 30 shtator 2010. Po ashtu theksohet se deshtimi i votimit kete legjislacion do te coje ne mbylljen e veprimtarive per gjykatat administrative qe administrohen nga USAID.

Elona Gjylmi Azhornuar se fundi e hene 27 shtator 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›