SHBA leter me helm per senatorin republikan

Zyrtarë të Kongresit amerikan thonë se një zarf i dërguar për senatorin republikan Roger Ëiciker është provuar se përmban helm vdekjeprurës ricin.
Letra u gjet në një zyrë që merret me shpërndarjen e postës në selinë e Kongresit. Zyrtarët thonë se letra u analizua 3 herë dhe në treja rastet doli se përmbante ricin.
Zarfi nuk arriti të dërgohej në zyrën e senatorit.
Ricina është shumë helmuese. Vetëm një pikë e vogël e saj mund të shkaktojë vdekjen e një të rrituri. Vaji i ricinës prodhohet natyrshëm nga një bimë e quajtur "kastor".
Zbulimi, sjell kujtimet e pas-sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001, kur zarfe me antraks u shfaqën në zyrat e postës së kongresit. Pesë persona vdiqën dhe disa të tjerë u sëmurën nga këto sulme me antraks.
FBI-ja ia atribuoi sulmin një shkencëtari të qeverisë, i cili vrau veten në vitin 2008.
Recina për herë të parë u shfaq në një zyrë postare të Senatit amerikan në vitin 2004, duke i detyruar autoritetet që përkohësisht të mbyllnin dy ndërtesa me zyra të Senatit.
Zyra e senatorit Wicker nuk ka bërë ndonjë koment të menjëhershëm mbi këtë incident të fundit. 61-vjeçari Roger Wicker shërben si senator që nga viti 2007. Ai përfaqëson shtetin jugor të Misisipit.