Shperthimi ne Boston Nishani mesazh ngushellimi Obames

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i dërgoi një mesazh ngushëllimi Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, në të cilin shpreh hidhërimin e thellë për ngjarjen tragjike të ndodhur gjatë Maratonës së Bostonit, ku humbën jetën tre persona dhe u plagosën qindra të tjerë.
Në mesazhin e tij, Presidenti Nishani shkruan:
“I nderuar Zoti President,
Me hidhërim të madh mësuam lajmin për ngjarjen tragjike të dy shpërthimeve kriminale në Maratonën e Bostonit, ku humbën jetën tre persona dhe u plagosën më shumë se 170 të tjerë.
Ky sulm terrorist ndaj jetës së qytetarëve të thjeshtë e të pafajshëm, i bërë gjatë zhvillimit të një prej manifestimeve më popullore dhe sportive, siç është Maratona e Bostonit, ka prekur thellë gjithë zemrat e popullit shqiptar dhe mbarë njerëzimit përparimtar.
Si aleatë e miq besnikë të SHBA-së në luftën kundër terrorizmit, dënojmë me forcë këtë akt dhe jemi të bindur se shumë shpejt personat përgjegjës do të dalin para drejtësisë dhe do të marrin dënimin e merituar.
Në këto momente dhimbjeje, në emër të popullit shqiptar dhe timin personal, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të viktimave, gjithë popullit mik amerikan dhe Juve personalisht, duke u lutur që shpirtrat e atyre që humbën jetën, të prehen të qetë e në paqe!