E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA ligji kunder abortit

Ka folur për 13 orë pa u ndalur në dhomën e lartë të deputetëve në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Senatorja Uendi Devis ka bërë kështu një përpjekje për të ndaluar miratimin e një projektligji që do të ndalonte abortin pothuajse në të gjithë shtetin. Republikanët kanë këmbëngulur për miratimin e ligjit, por falë veprimit të senatores, mesnata kishte kaluar dhe votimi nuk ishte më i vlefshëm. Demokratja 50 vjecare e mbëshetur mbi atletet e saj rozë ka folur pa pushim për plot 13 orë. Dhe gjithnjë në këmbë, pasi ligji imponon se nuk mund të ulesh dhe as të mbështetesh në tryezë teksa flet. Por në të njëjtën kohë nuk mund ta ndërpresësh as për të ngrënë dhe as për të shkuar në tualet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›