SHBA, macet e rokut në kërkim të një gongu
Një amerikane që ka trajnuar gjashtë mace për të luajtur së bashku në një bandë roku, është në kërkim të një gongu në miniaturë. Trajnuesja e kafshëve, Samanta Martin, nga Çikagoja, ka paraqitur një kërkesë në Craigslist për një person që mund të prodhojë një instrument të tillë. Zonja Martin, banda e maceve të së cilës është pjesë e shfaqjes Akro-Mace, tha se ajo dëshiron ta zgjerojë repertorin e tyre. Në bandë aktualisht performojnë: Tuna në kitarë bazë, Pinki në kitarë ritmike, Nue në organo dhe Dakota, Ualdo e Fiji në perkusione. Në shfaqje ka pasur edhe artistë të tjerë të ftuar si një pulë që luante në tambura dhe cimbale.