E Diel, 1 Nëntor 2026

Arabia Saudite ka talente, por mjafton të mos jenë femra

Emisioni i talenteve që ka marrë jehonë në të gjithë botën po zhvillohet dhe në Arabinë Saudite, por femrat dhe fëmijët nuk mund të marrin pjesë në këtë konkurs. Miliona njerëz në rajon po ndjekin Arabs Got Talent, formatin e Simon Cowell në versionin arab, i cili do të transmetohet në kanalin satelitor të Dubait, MBC4. E përditshmja pan-arabe Al Hayat shkruan se aplikuesit, për të marrë pjesë në këtë spektakël talentesh, duhet të jenë meshkuj dhe mund ta shprehin talentin e tyre me këngë fetare, poezi apo aftësi sportive. Atyre nuk u lejohet të këndojnë apo kërcejnë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›