E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA me bazë lundruese në Lindjen e Mesme?

Gazeta “The Washington Post” njoftoi se ushtria amerikane ka në plan të dërgojë një bazë lundruese për ekipe komandosh në Lindjen e Mesme, ku marrëdhëniet me Iranin janë të tendosura dhe ku vende të tjera po përjetojnë trazira politike.

Gazeta citoi dokumente të marinës amerikane të thonë se kjo forcë e ushtrisë ka në plan ta shndërrojë një anije të vjetër luftarake në një bazë lundruese për komandot.

Një zëdhënës marine nuk pranoi të jepte hollësi për planet apo të thoshte se ku në Lindjen e Mesme do të vendosej baza.

Në artikull thuhet se dokumentet lënë të kuptohet se anija mund të vendoset në Gjirin Persik, ku Irani ka kërcënuar se do të bllokojë rrugët kritike të transportit të naftës në ngushticën e Hormuzit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›