E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA mesazh qytetareve te saj

Ambasada amerikane në Tiranë i këshillon qytetarët amerikanë në vendin tonë të shmangin grumbullimet pranë qendrave të votimit dhe atyre të numërimit, duke i kujtuar se në 23 qershor zhvillohen zgjedhjet parlamentare dhe se në të gjithë Shqipërinë do të hapen rreth 5.000 qendra votimi.

"Duhet mbajtur parasysh se edhe grumbullimet paqesore te njerezve e kane potencialin te gjenerojne perplasje e përshkallëzim dhune pa asnjë paralajmerim", thuhet ne faqen e saj te internetit. "Edhe pse zgjedhjet ne Shqiperi kane qene pergjithesisht paqesore, ne te kaluaren jane regjistruar incidente te izoluara", kujton mesazhi, i cili i ben thirrje qytetare amerikane te tregohen vigjilente e te njohin vendet ku levizin, te llogarisin sigurine e tyre personale, e te shmangin edhe Zgjedhje 2013“Rama dështimi i 23 qershorit”Berisha në “Top Story” Zgjedhjet, Policia e Shtetit merr masa mitingjet ne Tirane apo ne qytete te tjera. Me tej, ata keshillohen te minotorojne mediat lokale dhe njoftimet qeveritare per trazira te mundshme te lidhura me zgjedhjet apo masat shtese te sigurise qe mund te vendosen per periudhen zgjedhore. Ambasada i inkujaron qytetaret amerikane te marrin masa per sigurine vetjake e te mbajne gjithmone me vete telefonin celular. "Demokracia është një proces, bëhuni pjesë e saj" "Demokracia është një proces, bëhuni pjesë e saj". Ky është mesazhi i radhës, që Ambasada amerikane bën vetëm tre ditë përpara zgjedhjeve të përgjithshme në Shqipëri. Më herët ambasadori amerikan, Alexander Arvizu lëshoi një deklaratë me theks zgjedhjet e 23 qershorit. "Këto zgjedhje janë një test për demokracinë shqiptare, dhe unë shpresoj që ky test të kalohet me sukses nga Shqipëria”, shkruajti ambasadori. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›