E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sequi Mungon besimi tek procesi zgjedhor

Ettore Sequi, ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, theksoi në studion e emisionit ‘Wake Up’ në Top Channel dhe Top Albania Radio se në Shqipëri mungon besimi tek procesi zgjedhor.

Ja temat e prekura nga Sequi gjatë emisionit: Zgjedhjet – Zgjedhjet e mira janë shumë të rëndësishme për të ecur përpara. Këto zgjedhje janë një test kritik për institucionet e vendit. Të shkosh drejt Europës do të thotë të bëhen zgjedhje të mira. Teknologjia – Nuk zëvendëson besimin tek procesi. Shoh se në Shqipëri mungon besimi dhe besimi është më i rëndësishmi. Votat e të rinjve – Ata që marrin pjesë Fushata 2013Meta: Berisha bën diversion “Tirana, kryeqyteti i Rilindjes” Fleckenstein: Situata në KQZ, shqetësuese për herë të parë në zgjedhje kanë mundësi që zëri i tyre të dëgjohet dhe të ndërtohet e ardhmja. Ky është kontributi që ata mund të japin për të ardhmen e vendit të tyre. Duhet që të rinjtë të votojnë në mënyrë që të dëgjohet zëri i tyre. Të rinjtë shqiptarë janë shumë aktivë dhe nuk besoj se do e hedhin poshtë këtë mundësi. Refuzimi për të votuar nga pakënaqësitë ndaj politikës – Të mos votosh është gabim. Votimi është një e drejtë, por edhe detyrë. Vota e pavlefshme – Oferta politike është shumë e madhe dhe nuk ka arsye pse të mos votosh për një parti. Vëzhgimi i zgjedhjeve si në “Big Brother” – Në çdo vend vëzhgohen zgjedhjet. Është një numër normal vëzhguesish për mendimin tim. Vëzhgimi lejon vlerësimin e procesit dhe sugjeron përmirësimet. KQZ – Nuk e kam idenë pse nuk bien dakord partitë për KQZ-në. Do ishte mirë sikur të kishte kompromis, por kam besim se gjithçka do të zgjidhet. Nuk ndihmohet besimi i zgjedhësve në këtë mënyrë. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›