SHBA miraton paketën më të madhe të ndihmës për Ukrainën, Biden: Do ndihmojë në përmbushjen e nevojave kritike

Shtetet e Bashkuara te Amerikës kanë autorizuar paketën më të madhe të ndihmës për sigurinë e Ukrainës e cila prej 24 shkurtit po përballet me luftën e Rusisë. Paketa e ndihmës përmban municione, armë dhe pajisje shtesë që do ndihmojnë Ukrainën në përmbushjen e nevojave kritike të sigurisë. Lajmin e ka bërë me dije ambasada amerikane në Tiranë teksa ka publikuar dhe mesazhin e Presidentit të SHBA, Joe Biden.
“Sot, Shtetet e Bashkuara kanë autorizuar paketën tonë më të madhe të ndihmës për sigurinë e Ukrainës deri më tani. Kjo paketë do të ketë municione, armë dhe pajisje shtesë që do ndihmojnë Ukrainën në përmbushjen e nevojave kritike të sigurisë ndërsa mbrojnë vendin e tyre.” Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden”, shkruan Ambasada Amerikane.
/rtsh.al/