SHBA nis planin afatgjate te rekuperimit

Kanadasë, ndërkohë që në veri-lindje të SHBA ka shkaktuar përmbytje historike, si dhe mungesë energjie elektrike në 5 milionë shtëpi.
Në Nju Jork, ku dëmet nuk ishin aq të mëdha sa parashikoheshin, ditën e sotme rifilloi nga puna transporti publik.
Shteti i vogël i Vermontit ka filluar punën për të marrë veten nga përmbytjet më të dëmshme të regjistruara pothuajse në një shekull, të cilat shkatërruan ura dhe mbuluan qytetin Bratëllboro.
“Ne u përgatitëm për më të keqen dhe më e keqja ndodhi në Vermontin qendror dhe jugor, ku infrastruktura është shkatërruar”, ka deklaruar sot guvernatori Peter Shumlin.
Qindra personave u është thënë të braktisin kryeqytetin Montpelier, i cili mund të përballet me një përmbytje të dytë.
Pas uraganit “Irene”, përmbytja e dytë mund të vijë nëse kompania që menaxhon ujërat vendos të hapë portat për të shpëtuar një rezervuar, ku uji po arrin nivel rekord.