E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siri, krijohet Këshilli i Kombëtar i Tranzicionit

Opozita siriane ka njoftuar sot nga Ankaraja e Turqisë, themelimin e Këshillit Kombëtar të Tranzicionit, i cili përbëhet nga 94 anëtarë. Presidenti i Këshillit Nacional të Tranzicionit sirian është zgjedhur Burhan Ghaliun, intelektual i njohur, i cili jeton prej dhjetëra vitesh në Francë. Ghaliun është docent i sociologjisë politike në Universitetin e Sorbonës në Paris.
 

Këshilli do të ketë edhe tre nënkryetarë: Faruq Tayfur, Wajdi Mustafa e Riad Seif. Ajo që tashmë njihet si “pranvera arabe” ka zgjuar prej disa muajsh qytetarët sirianë, të cilët kundërshtojnë regjimin shtypës të presidentit Bashar al Assad dhe kërkojnë largimin e tij.
 

Ndërkohë aktivistët njoftuan se forcat siriane të sigurisë janë vendosur përreth qytetit Rastan, i cili ka qenë vend i protestave të forta kundër regjimit të presidentit Bashar al-Asad. Të njëjtat burime flasin për të shtëna me armë zjarri dhe për largim masiv të banorëve.
 

Truqia, një nga aleatët më të afërt të Sirisë, ka paralajmëruar presidentin e këtij vendi se mund të përballet me fatin e homologëve në Tunizi, Egjipt dhe Libisë. Udhëheqësit e Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara kanë kërkuar nga Asadi të largohet. Mbi 2,200 civilë besohet të jenë vrarë që nga shpërthimi i protestave anti-qeveritare.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›