E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA nje person vret dy gra ne gjykate

Një person i armatosur ka vrarë dy gra në një gjykatë në Delauer në Shtetet e Bashkuara të Amerikës para se të qëllohej për vdekje nga policia.
Personi i cili ishte rreth 30 vjec, ka nisur të qëllojë menjëherë sapo ka hyrë në ambjentet e gjykatës duke u përpjekur të kalojë rojet e sigurisë. Për momentin nuk dihet identiteti i agresorit apo lidhja e tij me dy viktimat. Menjëherë policia ka kërkuar në godinën 12 katëshe për persona të tjerë të armatosur pior nuk ka gjetur asnjë.
Ngjarja më e fundit ndodh në një moment kur vendi është përfshirë nga debatet për kontrollin e armëmbajtjes. Nisur që nga ngjarja tragjike ku mbetën të vrarë 20 fëmijë dhe gjashtë mësuesit e tyre në shkollën fillore të Konektikat në dhjetorin e kaluar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›