Sauk tentohet te grabitet nje qender kozmetike
Ka patur frikë mes banorëve të Saukut në orët e mbrëmjes ndërsa me dhjetëra automjete policie rrethuan një biznes aty pranë. Fillimisht u dyshua për një situatë rrëmbim personi, por vetëm pas pak minutash situata u qartësua dhe rezultoi se bëhej fjalë për një tentativë grabitje nga persona të armatosur dhe të maskuar. Objektivi i tentativës së grabitjes ishte një distributor kozmetike në qendër të Saukut. Sipas informacioneve paraprake nga burime të policisë mësohet se grabitja nuk është arritur të kryhet dhe keqbërësit janë larguar nga vendngjarja dhe ka nisur kërkimi për arrestimin e tyre.