SHBA ofron 10 milionë për terroristin pakistanez

Saeed aktualisht drejton grupin Jamaat ud Dawa, që konsiderohet si dega kryesore e LET, përgjegjës për sulmet e vitit 2008 në Mumbai të Indisë.
Një shpërblim tjetër prej 2 milionë dollarësh është njoftuar ndërkohë për Abdul Rehman Makki, kunati i Saeed dhe bashkëthemelues i LET.
Të dyja grupet, Lakshar e Taiba dhe Jamaat ud Dawa, ndodhen në listën e zezë të administratës së Shteteve të Bashkuara.
Washingtoni zyrtar njoftoi shpërblimet për kapjen e tyre ose për informacionet që do të çojnë në arrestimin e tyre. Sulmi treditor i kryer në nëntor të vitit 2008, nga 10 atentatorë në Mumbai, la 165 persona të vdekur.
Nga reagimi i policisë, nëntë nga atentatorët mbetën të vrarë. Për sulmit në fjalë, qeveria indiane fajësoi dy organizatat pakistaneze dhe marrëdhëniet mes Indisë dhe Pakistanit u përkeqësuan më shumë se kurrë.