E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

SHBA paralajmëron Kinën: Do të keni pasoja nëse ndihmoni Rusinë në Ukrainë

Përmes Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, Shtetet e Bashkuraa kanë paralajmëruar Kinën se do të ketë pasoja të rënda nëse ndihmon Rusinë në luftën e saj në Ukrainë.

Blinken i është drejtuar homologun kinez Wang Yi se nëse Pekini i ofron mbështetje materiale Rusisë në pushtimin e Ukrainës, pas takimit të tyre në Mynih që ka zgjatur rreth një orë.

Ky takim vjen pas tensioneve mes Pekinit dhe Ëashingtonit kur një balonë spiune kineze fluturoi mbi hapësirën ajrore amerikane, ndërsa u rrëzuan nga avionët amerikanë.

“Sekretari amerikan haptazi e ka paralajmëruar për pasojat, nëse Kina i ofron ndihmë materiale Rusisë apo e ndihmon në shmangien e sanksioneve”, tha një zyrtar i lartë i State Departamentit që deshi të mbetet anonim.

Ndërkaq, Wang disa më herët në konferencën për siguri në Mynih ka bërë thirrje edhe një herë për dialog dhe i sugjeroi vendeve evropiane se si duhet dhënë fund kësaj lufte.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›