E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

United në shitje, familja Glazer merr kohë

Glazer hezitojnë të shesin Manchester United për një shifër më të vogël se 6 miliardë stërlina. Pronarët amerikanë të United kanë nxjerrë në shitje asetin e tyre të çmuar dhe kanë marrë të paktën dy oferta përpara afatit që skadoi të premten. Oferta ka ardhur nga Katari me Sheikh Jassim bin Hamad Al Thani dhe miliarderi britanik Sir Jim Ratcliffe, i cili drejton grupin INEOS.

Në këtë garë ka hyrë edhe numri një i një fondi të njohur siç është “Elliott Investment Management”. Pavarësisht se ka shumë interes, ka një shans të mirë që klubi të mbetet i pashitur nëse çmimi i familjes Glazer nuk ofrohet nga askush.

Siç u raportua fillimisht nga “The Sun”, Glazers nuk do të pranojnë më pak se 6 miliardë stërlina për United. Blerësit e mundshëm mund ta kenë të vështirë të paguajnë atë shumë për shkak të vlerësimit të fundit të klubit. Sipas Forbes, United u vlerësua në 3.7 miliardë £ në 2022.

Sheikh Jassim mendohet të jetë ofertuesi më i lartë me 4.5 miliardë paund, me Ratcliffe që ofron 4 miliardë paund. Është e paqartë se sa janë të gatshëm të paguajnë Elliott Investment Management në këtë fazë, megjithëse bankierët amerikanë menaxhojnë asete me vlerë 46 miliardë paund.

Malcolm Glazer shpenzoi rreth 790 milion stërlina për të blerë United midis viteve 2003 dhe 2005. Megjithëse një shitje prej 4 miliardë stërlina do të sillte fitim të konsiderueshëm për familjen Glazer, jëta të fundit nuk kanë nxitim për të shitur… 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›