SHBA, për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO, Biden: Mbështes fuqimisht kërkesën

SHBA nuk lë asnjë mëdyshje për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO. Presidenti i SHBA, Joe Biden, deklaroi publikisht se mbështet fuqimisht kërkesat historike për anëtarësim në NATO të Finlandës dhe Suedisë.
Qëndrimi i Presidentit të SHBA u bë i ditur nga nga Shtëpia e Bardhë, në prag të takimit në Uashington me liderët e të dy vendeve.
“Mezi pres të punoj me Kongresin e SHBA-së dhe aleatët tanë të NATO-s, për të sjellë shpejt Finlandën dhe Suedinë në aleancën më të fortë mbrojtëse në histori,” deklaroi Biden.
“Shtetet e Bashkuara do të punojnë me Finlandën dhe Suedinë për t’u mbrojtur nga çdo kërcënim ndaj sigurisë sonë të përbashkët, si dhe për të penguar dhe trajtuar agresionin ose kërcënimin e agresionit, ndërkohë që aplikimet e tyre për anëtarësim në NATO janë duke u shqyrtuar”, siguroi presidenti amerikan, Biden.
/rtsh.al/