SHBA për lidhje më të fuqishme me Kinën
Sekretari amerikan i mbrojtjes, Robert Gates, ka bërë thirrje për thellimin e marrëdhënieve ushtarake me Pekinin, duke i thënë një gjenerali të lartë të ushtrisë kineze se ka ardhur koha që dy vendet ti japin fund modelit të marrëdhënieve herë të ftohta, herë të nxehta.
Në takimin që pati me gjeneralin Xu Caihou, zyrtarin e dytë më të lartë të ushtrisë kineze, Gates nënvizoi nevojen për të ruajtur dialogun e vazhdueshëm mes ushtrive të dy vendeve, pavarësisht grindjeve apo dallimeve politike, njoftoi sekretari i Pentagonit për shtyp, Geoff Morrell.
Duhet ti jipet fund modelit të marrëdhënieve herë të ftohta, herë të nxehta, mes dy ushtrive tona, theksoi Morrell, pas takimit që pati Gates me Xunë në Pentagon.
Vizita e Xusë ishte vizita e nivelit më të lartë nga ana e një ushtaraku kinez, që nga viti 2006. Pekini herë pas here në të kaluarën ka ndërprerë kontaktet ushtarake me SHBA-në, duke kundërshtuar shitjen e armatimit të SHBA-së Tajvanit dhe praninë e anijeve vëzhguese amerikane në afërsi të ujërave të Kinës.
Vizita e Xusë po bëhet në kuadër të përpjekjeve për përmirësimin e marrëdhënieve ushtarake mes Kinës dhe SHBA-së, të cilat kanë mbetur prapa marrëdhënieve ekonomike dhe diplomatike mes dy vendeve. Kjo vizitë vjen gjithashtu edhe para vizitës së paraparë në Kinë të presidentit amerikan, Barack Obama, i cili do të qëndroi në Pekin nga 15 deri më 18 nëntor.