E Diel, 1 Nëntor 2026

Brown lobon për Blairin

Kryeministri i Britanisë, Gordon Brown, është i gatshëm që të zhvillojë një fushatë aktive për paraardhësin e tij, Tony Blair, me qëllim që ai të emërohet presidenti i parë i BE-së, kanë njoftuar burime të qeverisë së Britanisë.

Siç njoftoi BBC, Brown çështjen e emërimit të Blairit për president të BE-së do ta ngritë gjatë takimit të udhëheqësve të unionit në Bruksel, i cili do të zhvillohet këtë javë.

Blair, i cili ka qenë kryeministër i Britanisë nga viti 1997 deri në vitin 2007, nuk e ka deklaruar vetën ende si kandidat për funksionin e përhershëm të presidentit të Këshillit të Europës.

Por qeveria laburiste ka theksuar se Blair do të gëzojë mbështetjen e plotë të Londrës dhe se Brown është i gatshëm që të fillojë fushatën për Blairin, nëse ai vërtetë e synon funksionin e presidentit.

Gjasat e Blairit për tu zgjedhur president i BE-së morën dy goditje të fuqishme gjatë kësaj jave, pasi që kryeministri i Luksemburgut, Jean Claude Juncker, është zyrtari i parë që shprehu dëshirën e tij për të mbuluar funksionin e presidentit dhe pasi që Italia u zmbraps nga përkrahja e saj e mëhershme për kandidaturën e Blairit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›