SHBA perfshihen nga stuhite e debores
Dhe në anën tjetër të Oqeanit Atlantik duket se pranvera nuk ka ndërmend të bëjë hyrjen zyrtare. Pas javësh të tëra temperaturash të akullta dhe dëbore, amerikanët janë në pritje të stinës së re. Por erërat e ftohta që vijnë nga Kanadaja nuk lejojnë ngritjen e temperaturave që prej ditësh janë nën mesatare. Stuhia e dëborës ka shkaktuar anulime të disa fluturimeve në Misuri, ndërkohë që situatë alarmi është vënë dhe në shtetet verilindore sidomos në Pensilvani. Në Kolumbia një stacion t eleviziv ka urdhëruar evakuuimin e stafit si pasojë e erës së fortë dhe grumbullimit të dëborës në antenën e televizionit duke rrezikuar shëmbjen e tavanit të ndërtesës. Edhe në Ilionis ka pasur reshje të dendura dëbore. Por dhe Oklahoma dhe Arkansas kanë përjetuar të njëjtën situatë. Sipas shërbimeve metereologjike temperaturat nuk do të zbresin më dhe pse do të vazhdojnë të jenë nën mesatare.