PD Rama ska vizion per zhvillimin e turizmit por vetem per rritje taksash

Partia Demokratike akuzon kryesocialistin Edi Rama se nuk ka asnjë plan për zhvillimin e turizmit. Deputeti demokrat Gerti Bogdani, në një deklaratë për mediat, ka thënë se kryesocialisti mendon vetëm për rritje taksash dhe jo për zhvillimin e këtij sektori.
“Rama nuk ka asnjë plan të vetëm për rrritjen e turizmit, dhe për krijimin e vendeve të punës. Z. Rama ka vetëm slogane të sajuara në dhomën e tij të gjumit, sepse i vetmi hall që ka është të punësoje vetveten si kryetar i Partise Socialiste.
Në fakt, plani i vetëm i z.Rama është të rrisë taksat, çka do të sjellë humbje të vendeve të punës. Nw fakt ai e ka vwrtetuar qw është një mace e zezë për bizneset. Nëse do të donte, ai si kryebashkiak i Tiranës, mund të kishte promovuar turizmin, por në fakt ai zgjodhi të kujdesej për punën e tij, dhe jo të krijonte vende pune për qytetarët. Në 11 vite, z.Rama nuk mori as mundimin mw tw vogwl të hapte një zyrë turistike për turistët në Kryeqytet »-deklaroi Bogdani.
Sipas tij Partia Demokratike, do të vazhdojë të punojë për të krijuar vende pune përmes turizmit, duke promovuar Shqipërinë, duke zhvilluar zonat turistike, dhe duke e bërë më të lehtë për turistët që të vijnë në Shqipëri.