SHBA, përshëndet miratimin e amnistisë në Maqedoni

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Shkup, përmes një deklarate me shkrim ka reaguar lidhur me miratimin e ligjit të amnistisë nga ana e Parlamentit të Maqedonisë.
“Nuk është njëjtë ne të komentojmë se si vendi i interpreton ligjet e saj. Ne e kuptojmë dhembjen dhe humbjen që bashkësi të caktuara etnike e kanë pësuar në konfliktet e kaluara. Ne sinqerisht shpresojmë se gjitha bashkësitë etnike dhe individë do të mund ta tejkalojnë dhembjen nga e kaluara në drejtim të pajtimit dhe të një vendi të fuqishëm dhe më të bashkuar”, thuhet në deklaratë.
Parlamenti i Maqedonisë përmes interpretimit autentik të Ligjit për amnisti ka mbyllur rastet e Hagës që ngarkonin ish-krerët dhe ish-luftëtarë të UÇK-së.
Sipas propozimit të miratuar, neni 1 i Ligjit për amnisti duhet të interpretohet ashtu që amnistia të zbatohet për të gjithë kryerësit e veprave të lidhura me konfliktin e vitit 2001, përveç personave që kanë kryer krime të lidhura me konfliktin, dhe për të cilët është ngritur procedurë nga Tribunali i Hagës.